Lajme nga Bota

NATO reagon për sulmet e SHBA-së ndaj Iranit: Absolutisht të nevojshme

SHBA-të nisën një valë të re sulmesh të fuqishme kundër Iranit, ndërkohë që në Ankara mbahet samiti i NATO-s, që ka nisur prej ditës së martë. Këtë mëngjes, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet në lidhje me sulmet e kryera nga Uashingtoni gjatë orëve natës.

Ai thotë se ato ishin "absolutisht të nevojshme", ndërsa akuzoi Iranin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit. "Mendoj se është absolutisht thelbësore që SHBA-të të reagojnë me forcë", shton ai.