Ndryshim në Itali! Fituesi i Sanremos 2027 nuk do të shkojë automatikisht në Eurovision
Tuesday 7 July 2026, 09:46
TiranaPost

Për herë të parë pas shumë vitesh, fituesi i Sanremos 2027 nuk do të përfaqësojë automatikisht Italinë në Eurovision.
Lajmin e ka konfirmuar drejtori i ri artistik i festivalit, Stefano De Martino, i cili ka bërë të ditur se përzgjedhja e përfaqësuesit italian do të bëhet përmes një spektakli të veçantë.
Më 19 shkurt 2027 do të zhvillohet një mbrëmje speciale, ku një nga artistët pjesëmarrës në Sanremo do të zgjidhet për të përfaqësuar Italinë në Eurovision. Kjo do të thotë se fituesi i Sanremos dhe përfaqësuesi i Italisë në Eurovision mund të jenë dy artistë të ndryshëm.
Ky është një ndryshim i rëndësishëm nga tradita e deritanishme, ku fituesi i Sanremos kishte të drejtën e parë për të përfaqësuar Italinë në Eurovision.