Moti

Parashikimi i motit për ditën e Martë


Ditën e sotme vendi ynë, do të përfshihet nga një situatë atmosferike relativisht e paqëndrueshme. Gjatë ditës parashikohen intervale me diell, ndërsa vranësirat do të shtohen në orët e mesditës dhe të pasdites.

Në orët e pasdites, në relievet malore të vendit, priten reshje shiu me intensitet të ulët, ndërsa në mënyrë lokale në verilindje ato mund të shfaqen si shtrëngata të shkurtra.


Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimor dhe një shpejtësi mesatare prej 7 m/s, ndërsa herë pas here përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore mund të rritet deri në 12 m/s.


Deti në Adriatik dhe Jon do të jetë me valëzim të forcës 1-2 ballë.