Momenti nga samiti i NATOS! Meloni kthen kokën kur kalon Trump
Wednesday 8 July 2026, 13:25
TiranaPost

Një moment mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit amerikan Donald Trump në samitin e NATO-s është bërë viral në rrjetet sociale, pasi Meloni duket se kthen fytyrën në çastin kur Trump afrohet.
Videoja ka rikthyer në vëmendje edhe deklaratat e ndërsjella të muajit të kaluar. Në atë kohë, Trump u shpreh se Meloni “po lutej të bënte një foto me të”, ndërsa kryeministrja italiane iu përgjigj duke thënë se “Italia nuk lutet kurrë”.
Ndërkohë, përpara samitit të NATO-s, Trump deklaroi me humor se “do të bëjë që Melonit t’i vendoset një urdhër ndalimi për t’u afruar me të”, një koment që u komentua gjerësisht në media dhe në rrjetet sociale.