Showbiz

Princ Leka dhe Blerta Celibashi mirëpresin në jetë djalin e tyre, Aleksandër


Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi për Princ Lekën dhe Blerta Celibashin. Ata janë bërë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Aleksandër.

Sipas informacioneve, vogëlushi ka ardhur në jetë mëngjesin e sotëm, rreth orës 05:30.

Princ Leka dhe Blerta Celibashi e bënë publike lidhjen e tyre rreth një vit më parë, ndërsa në mars të këtij viti kurorëzuan dashurinë me një ceremoni private.

Princ Leka është gjithashtu baba i Geraldinës, vajzës së tij nga martesa e parë me aktoren Elia Zaharia. Martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht nga Gjykata e Tiranës më 25 prill 2024, pas një periudhe konfliktesh dhe ndërprerjes së bashkëjetesës.