Showbiz

Ndahet nga jeta ikona e muzikës Bonnie Tyler

Bonnie Tyler, një nga zërat më të njohur të muzikës pop, ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familja dhe ekipi i saj përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare, ku thuhet se artistja u shua papritur mbrëmjen e së mërkurës në një spital në Portugali, si pasojë e sëmundjes për të cilën po trajtohej.

Bonnie Tyler u bë e famshme në mbarë botën me hitet ikonike “Total Eclipse of the Heart”, “Holding Out for a Hero” dhe “It’s a Heartache”, duke lënë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme në historinë e muzikës.