Shqiptarët po sulmojnë bizneset proqeveritare dhe policia po i heton si “sulm i koordinuar online”

Ka nisur nga protestuesit si një thirrje dhe duket se i janë bashkuar me mijëra adresa, të cilat po sulmojnë biznese kryesisht të lidhura me qeverinë ose të konsideruara përfituese, duke lënë review negative në Google dhe duke dëmtuar imazhin e disa prej tyre.
Disa nga emrat që janë përmendur publikisht janë bizneset e Gjergj Lucës, Cerenit dhe Noyzit.
Në këtë klimë është vënë në lëvizje Policia e Shtetit.
Si është vënë në lëvizje?
Sipas Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Skënder Hita, po hetohet ajo që konsiderohet një “sulm i koordinuar në platformat online”. Ai bëri të ditur se po verifikohen mbi 10 mijë llogari të dyshimta në rrjetet sociale dhe platformat e vlerësimit të bizneseve, për të përcaktuar nëse aktiviteti ka qenë i organizuar dhe në kundërshtim me ligjin.