Aktualitet

Mbi 600 persona kanë humbur jetën në Kongo nga epidemi e Eboles

Në Republikën Demokratike të Kongos janë konfirmuar në laborator 1,830 raste me virusin Ebola, ndërsa epidemia, e shpallur më 15 maj, u ka marrë jetën 648 personave. Të dhënat bëhen të ditura në një raport të publikuar nga autoritetet e vendit.

Kjo është epidemia e 17-të e Ebolës në Republikën Demokratike të Kongos dhe është shkaktuar nga varianti Bundibugyo, për të cilin ende nuk ekziston as vaksinë dhe as trajtim.

Ebola, një virus që shkakton ethe hemorragjike, ka shkaktuar mbi 15,000 viktima në Afrikë gjatë 50 viteve të fundit. Shpërthimi më vdekjeprurës në Republikën Demokratike të Kongos u regjistrua gjatë viteve 2018–2020, me rreth 2,300 viktima nga afro 3,500 raste të konfirmuara.