Eva Hercigova, modelja e famshme e viteve 2000 dhe dasma e saj italiane

Ish-supermodelja çeke Eva Herzigová u martua në Torino me partnerin e saj prej rreth 25 vitesh, sipërmarrësin italian Gregorio Marsiaj, me të cilin ka tre djem.

Në një kohë kur dasmat e VIP-ave janë kthyer në spektakël, Herzigová zgjodhi elegancën e thjeshtë. Me një fustan romantik, pa teprime, dhe një ceremoni intime në një rezidencë historike të Torinos, ajo solli atmosferën nostalgjike të supermodeleve të viteve ’90.

E lindur në Çeki, Eva u bë një nga modelet më të famshme në botë falë reklamës ikonike të Wonderbra “Hello Boys”, që e shndërroi në simbol të modës së viteve ’90. Më pas ishte imazh i markave si Dolce & Gabbana, Chanel, Versace dhe Louis Vuitton, ndërsa u shfaq në kopertinat e revistave më prestigjioze të modës.

Edhe në ditën e saj të dasmës, Eva Herzigová tregoi se stili i vërtetë nuk ka nevojë për zhurmë.
