Aktualitet

Dua Lipa reagon për herë të parë për protestat me Lea Ypin

Gjatë një bisede për librin Të Lirë me shkrimtaren Lea Ypi, ndërsa diskutonin për Shqipërinë e para 100 viteve, Dua Lipa e ndali bisedën për të folur për situatën aktuale në vend.

“Nuk mund të rri pa folur për Shqipërinë e sotme dhe për atë që po ndodh atje”, u shpreh këngëtarja, duke reaguar për herë të parë ndaj protestave në Shqipëri.

"Ajo që më shqetëson është parimi që qeveria mund ta ndryshojë ligjin për të hequr mbrojtjen e mjedisit pa asnjë konsultim publik", shtoi Dua.