Aktualitet

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në BE: 2 helikopterë do të nisen drejt Shqipërisë për të ndihmuar me zjarret

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në BE: 2 helikopterë do të nisen

Bashkimi Europian ka aktivizuar Mekanizmin e Mbrojtjes Civile për të ndihmuar vendet e rajonit të Mesdheut që për shkak të të nxehtit afrikan dhe thatësirave që e kanë shoqëruar atë.

Në Shqipëri do të mbërrijnë 2 helikopterë, një nga Çekia dhe tjetri nga Holanda për të ndihmuar në neutralizimin e flakëve nga ajri. Ndërkohë, raportohet se 2 aeroplanë zjarrfikës do të dërgohen nga Franca në vatrat e zjarrit në Itali, 2 avionë nga Qipro do t’i vihen në dispozicion Forcave greke dhe Sllovenia do të dërgojë një ekip prej 45 zjarrfikësish në Maqedoninë e Veriut.

"Këto dislokime vijnë si shtesë e operacioneve të shuarjes së zjarrit të koordinuara nga BE që aktualisht janë duke vazhduar në Turqi, si dhe në Sardenjë të Italisë që filluan që nga fundi i korrikut. Hartat satelitore nga sateliti i BE-së për Menaxhimin e Emergjencave Copernicus po ofrojnë mbështetje të mëtejshme për shërbimet e urgjencës për të koordinuar operacionet. Qendra e Bashkimit Evropian për Koordinimin e Reagimit të Emergjencave 24/7 është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet e mbrojtjes civile të vendeve të prekura nga zjarret për të monitoruar nga afër situatën dhe kanalizuar ndihmën e BE-së"- shkruhet në njoftimin e Bashkimit Europian.

Mekanizmi i Mbrojtjes Civile në BE: 2 helikopterë do të nisen

Tiranapost.al