Aktualitet

Situata e zjarreve/ Një ushtar i FA asfiksohet në Gjirokastër, dërgohet në spital në gjendje të rëndë

Situata e zjarreve/ Një ushtar i FA asfiksohet në Gjirokastër,

Prej disa ditësh forcat zjarrëfikëse dhe anëtarë të Forcave të Armatosura janë duke luftuar me vatrat e zjarreve që janë krijuar në disa rajone të vendit. Në një prej këtyre vatrave, në Gjirokastër një ushtar i FA, Edlir Goxhaj është asfiksuar përgjatë luftës me flakët në terren.

Raportohet se ngjarja ka ndodhur në fshatin Krinë. Ushtari është dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe gjendja e tij paraqitet e qëndrueshme, sipas Ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi që e ka vizituar në spitalin e Gjirokastrës:

"Gjendja e Edlir Goxhaj është e qëndrueshme, vazhdon të jetë nën monitorimin e mjekëve të Spitalit të Gjirokastrës. Mirënjohje për punën heroike të cdo efektivi të Forcave të Armatosura që nuk po kursen asgje përballë egërsisë së flakëve. Shërim të shpejtë Edlir"- ka shkruar ai.

Situata e zjarreve/ Një ushtar i FA asfiksohet në Gjirokastër,

Gjithashtu, edhe bashkëshortja e 60-vjeçarit Andrea Haxhiaj që humbi jetën pak orë më parë në fshatin Asim Zeneli për shkak të flakëve, është transportuar me urgjencë në Tiranë për trajtim të specializuar, për shkak të gjendjes së saj të rënduar.

Tiranapost.al