Shuhet zjarri në Delisuf të Vlorës, në Dukat nuk ka shtëpi në rrezik, pamjet
Lajmin e ka bërë me dije ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi nga Facebook ku ka postuar foto nga shuarja e zjarrit në Delisuf të Vlorës. Ministri thotë se edhe në Dukat nga ndërhyrja e forcave në terren është reduktuar zjarri duke eleminuar rrezikun e djegies së banesave.
Megjithatë shqetësues është dëmi që kanë shkaktuar flakët, në disa zona, të aktivizuara nga kushtet e motit, por ndërkohë po hetohet në zonat të tjera nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo nga pakujdesia.
Ministri Niko Peleshi:
Neutralizohet plotësisht zjarri në Delisuf, ndërkohe që nderhyrja e trupave mbi fshatin Dukat ka mundësuar reduktimin e zjarrit dhe eleminimin e rrezikut të banesave.
Ndërkaq, situata është më rrezik në Karaburun për shkak edhe të terrenit të vështirë, duke vënë në kërcëinim parkun e Llogarasë. Ministri Peleshi shkruan:
Ndërkohë që po punohet për fikjen e zjarrit në zonën e Dukatit, trupa të tjerë janë transportuar me helikopter në qafën e Sherikut, Karaburun, në lartësinë 1200 m mbi nivelin e detit për të neutralizuar edhe vatrat atje që janë kërcënim për parkun e Llogarasë.
*Tiranapost.al.