Video/ Pamje nga zjarri në Parkun e Karaburunit, situata me rrezik edhe për zona të tjera

Për shkak të temperaturave të larta në vendin tonë janë të aktivizuara 8 vatra zjarri. Por situata më e rënduar paraqitet në Karaburun, Shijak dhe Fier.
Në rrjetet sociale janë postuar foto dhe video nga parku kombëtar i Karaburunit nën flakë nga mbrëmja e djeshme.

Edhe këngëtarja Soni Malaj ka postuar video dhe foto teksa e quan një katastrofë e bën thirrje që flakët të shuhen:
Ky eshte parku kombetar i karaburunit ne flake!!!! Nje katastrofe qe po ndodh…Shpresoj te merren masa sa me shpejt per shuarjen e zjarrit.
View this post on Instagram
Edhe zv,kryeministri Braçe ka postuar foto ndërsa akuzon se zjarri është vënë qëllimisht.
View this post on Instagram
Ndërkaq lidhur me situatën, në një postim ditën e djeshme, ministri i Brendshëm Niko Peleshi njoftoi se Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë dhe se po ndërhyhet për të shuar flakët. Nga ana tjetër ai i bëri thirrje banorëve që jetojnë në zonat pranë vatrave, të tregohen të kujdeshshëm për shkak të thatësirës ku paraqitet rrezik i lartë zjarri: Gjithashtu i ftoj ata të bashkëpunojnë me strukturat shtetërorë për njoftimin në kohë të situatave apo denoncimin/evidentimin e keqbërësve të qëllimshëm.

Ndërsa IGJEUM ka paralajmëruar për vatra zjarri, për shkak të motit me temperatura shumë të larta:




*Tiranapost.al.