Aktualitet

Reagon Ambasada Amerikane për situatën e zjarreve: Lutjet tona shkojnë për të prekurit, do të jemi gjithmonë krah jush

Reagon Ambasada Amerikane për situatën e zjarreve: Lutjet tona

Ambasada amerikane në Tiranë me anë të një komunikate të publikuar në rrjetet sociale ka reaguar për situatën e krijuar nga zjarret në Shqipëri, teksa pak orë më parë është regjistruar dhe viktima e parë në Gjirokastër.

Bashkangjitur një materiali filmik nga aksioni i Forcave të Armatosura për neutralizimin e flakëve, ambasada nënvizon se do i qëndrojë gjithmonë në krah Shqipërisë në kohë të vështira.

Postimi i Ambasadës Amerikane:

Lutjet tona shkojnë për ata që janë prekur nga vatrat e zjarreve në Shqipëri. Shtetet e Bashkuara kanë qenë dhe do të qëndrojnë gjithmonë krah Shqipërisë në kohë nevoje. Në këtë video, burrat dhe gratë e guximshëm të Forcave të Armatosura Shqiptare përdorin pajisje të dhuruara nga Shtetet e Bashkuara ndërsa luftojnë me zjarret në jug të vendit. Pajisjet për shuarjen e zjarrit janë pjesë e një dhurimi prej 360,000 dollarësh të bërë nga Komanda Europiane e Shteteve të Bashkuara në vitin 2019. Ato përfshinin “kova Bambi”, kostume zjarrfikësish, sëpata, lopata dhe pajisje personale mbrojtëse. “Kovat Bambi”, të përdorura në këtë video, mbajnë ujë nëpërmjet helikopterëve dhe u mundësojnë atyre të mbushin sasi të mëdha në kohë të shkurtër, në mënyrë që të shuajnë zjarrin. #KrahPerKrah

Tiranapost.al