Aktualitet

Zjarri në Jug: Me rrezik në Dukat dhe Llogara, ministria e Mbrojtjes tregon situatën

Zjarri në Jug: Me rrezik në Dukat dhe Llogara, ministria e Mbrojtjes

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë informacionet lidhur me situatën me zjarret në Shqipëri. Ministria njofton se janë angazhuar rreth 5000 efektivë të Foprcave të armatosura prej orëve të para të mëngjesit për të shuar flakët në Gadishullin e Karaburunit. Për shkak të vatrave aktive, në rrezik për banorët janë flakët në fshatin DuKat.

Njoftimi nga Ministria:

“Rreth 500 efektivë të Forcvave të Armatosura, 50 mjete, 3 helikopterë, zjarrfikëse e autoambulanca janë angazhuar prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në operacionin për shuarjen e flakëve në Gadishullin e Karaburunit. Flakët kanë vijuar të jenë aktive përgjatë natës, duke u kthyer në rrezik për banorët e fshatit Dukat. Aksioni po vijon prej orësh nga toka dhe nga ajri për të vënën nën kontroll flakët, në mënyrë që ato të mos përparojnë drejt Parkut të Llogarasë”.

Zjarri në Jug: Me rrezik në Dukat dhe Llogara, ministria e Mbrojtjes

Zjarri në Jug: Me rrezik në Dukat dhe Llogara, ministria e Mbrojtjes

Ndërkaq, një vatër aktive është edhe në fshatin Cukal, pranë njësisë administrative të Shllak, në bashkinë e Vaut të Dejës ku aktualisht po punohet për të shuar flakët.

*Tiranapost.al