Lajme nga Bota

50% e popullsisë madhore të BE kanë marrë dy dozat e vaksinës anti-COVID! Europa po vaksinohet më shpejt se SHBA-të

50% e popullsisë madhore të BE kanë marrë dy dozat e

Gjysma e popullsisë madhore në Bashkimi Europian janë imunizuar kundër COVID-19, teksa kanë marrë që të dy dozat e vaksinave. Lajmin e njofton agjencia franceze e lajmeve AFP, që nënvizon se në total 223.8 milion europianë kanë marrë dy dozat e vaksinave Pfizer, AstraZeneca dhe Moderna të cilat u përdorën në vendet perëndimore.

Nga 27 vendet anëtare të BE, 13 kanë tejkaluar masën 50% të popullsisë madhore të vaksinuar, mes tyre renditen edhe disa nga shtetet më të populluara si Spanja me 58% të popullsisë së vaksinuar, Italia me 54%, Franca 53% dhe Gjermania 52%.

Vendet me nivelin më të lartë të vaksinimit janë Malta me 74%, Belgjika me 59% dhe Spanja. Shtetet me nivelin më të ulët të vaksinimit janë Bullgaria (14%) dhe Rumania (25%).

Ndërkohë, me së paku një dozë të vaksinës anti-COVID janë vaksinuar mbi 60% e popullsisë europiane, ose 265.9 milion persona. Statistikat më të fundit dëshmojnë sesi BE ka tejkaluar SHBA-të në ritmin e vaksinimit, teksa 49.7% e popullsisë amerikane madhore është imunizuar plotësisht.

Çdo ditë në BE 0.6% e popullsisë vaksinohet, përkundrejt 0.2% të popullsisë amerikane.

Tiranapost.al