Aktualitet

Gjirokastër/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Arshi Lengo

Gjirokastër/ Riaktivizohet vatra e zjarrit në Arshi Lengo

Një zjarr i ri në kodrën e Shën Triadhës ka riaktivizuar vatrën në fshatin Arshi Lengo të Gjirokastrës e cila ishte neutralizuar pas shumë përpjekjeve të Forcave të Armatosura.

Pikërisht në këtë zonë, në fshatin Arsim Zeneli ditën e djeshme ka ndërruar jetë 64-vjeçari Andrea Haxhiaj, ndërkohë bashkëshortja e tij ndodhet në gjendje të rëndë duke marrë trajtimin mjekësor në Tiranë.

Po, në të njëjtin rajon edhe ushtari i FA, Edlir Goxhaj u asfiksua gjatë luftës me flakët dhe u transportua me urgjencë drejt spitalit të Gjirokastrës, ku për fat të mirë është në gjendje të qëndrueshme dhe jashtë rrezikut për jetën.

Tiranapost.al