Rodri është fitues i “Topit të Artë” për vitin 2024. Mesfushori spanjoll shpërblehet për paraqitjet fantastike me Manchester Cityn dhe me kombëtaren e Spanjës.
Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm për Cityn në fitimin e titullit rekord të katërt radhazi në Angli.
Për Spanjën aktualisht kampione Europe, 28-vjeçari luajti 13 ndeshje në sezonin 2023/24, duke shënuar tre gola.