SPORT

Granit Xhaka renditet i 16-ti në ceremoninë e “Topit të Artë”!

Granit Xhaka renditet i 16-ti në ceremoninë e “Topit të

Mesfushori me origjinë shqiptare i Leverkusen, Granit Xhaka është renditur si lojtari i 16-të më i mirë në ceremoninë e “Topit të Artë”.

Xhaka ka lënë mbrapa emra si Federico Valverde, Emiliano Martinez, Martin Odegaard, Hakan Calhanoglu, apo edhe Bukayo Saka.

“France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n.

Ceremonia starton në orën 20:00. Reali ka zgjedhur ta bojkotojë këtë pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë.

Favoriti absolut mbetet mesfushori i Manchester City, Rodri.