Spiropali bën lëvizjen e (pa)pritur! Dorëzon mocionin për hapjen e PS: Iu përgjigja thirrjes së kryetarit

Elisa Spiropali ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të Partisë Socialiste mocionin për një marrëveshje të re për Shqipërinë.
Në një deklaratë për mediat, Spiropali tha se dokumenti nuk është vetëm i saj, por është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ajo theksoi se një marrëveshje e re nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe të shoqërisë
“E mbajta premtimin dhe sapo dorëzova në Asamblenë e Përgjithshme të PS mocionin për hapjen e debatit për marrëveshjen e re për Shqipërinë. Nuk është vetëm dokumenti im, është i hapur për të gjithë anëtarët e PS-së. Ia kam drejtuar Ramës, Asamblesë së Përgjithshme dhe çdo anëtari. Një marrëveshje për Shqipërinë nuk mund të hartohet nga një apo dy individë, por duhet të shprehë vullnetin e partisë dhe shoqërisë”, u shpreh Spiropali.
“Duhet më shumë demokraci, përfaqësim, drejtësi shoqërore, marrëdhënie më të drejtë mes shtetit dhe qytetarit. Të rinjtë që janë në pararojë të kërkesave për ndryshim janë ata që presin më shumë nga ne. Kam besimin që mazhoranca dhe PS-ja ka të gjitha mundësitë që t’u përgjigjet këtyre kërkesave”, tha ajo.
Kjo nuk është përpjekje për fraksion as për ndarje, as për përcarje por për bashkim të të gjithë energjive progresiste të PS dhe shoqërisë. Ne duhet ti përgjigjemi qytetarëve jo me arrogancë por e përulësi duke i dëgjuar dhe kanalizuar me rrugë edhe institucionale kërkesat e tyre. Edhe drejtësia adresohet se është një nga cështjet kryesore, ka qenë krenaria jonë pavarësia e drejtësisë.