Nga e preferuar, në të shënjestruar. Gen Z nuk e pranon arsyetimin e Moza Ahmetit për mungesën në protestë

Pas tre muajsh si njeriu më i ndjekur dhe më i pëlqyer në Shqipëri, Moza Ahmeti po përballet me testin e parë të famës jashtë një reality show.
Poetja, e njohur për stilin e saj kontrovers, fitoi zemrat e publikut gjatë spektaklit dhe në fund edhe çmimin e madh. Por rikthimi në realitet ka sjellë një tjetër lloj presioni: kërkesat e shumta në rrjetet sociale që t’i bashkohet protestës së flamingove.
Ahmeti u është përgjigjur ndjekësve se nuk do të marrë pjesë, duke thënë se është e lodhur pas qëndrimit në fermë dhe se, kur protestonte vetë në vitet 2000, nuk e mbështeti askush.
Megjithatë, ky argument nuk i ka bindur shumë prej komentuesve. Arsyeja është e thjeshtë: pjesa më e madhe e protestuesve të sotëm janë të brezit Gen Z. Shumë prej tyre në vitet 2000 nuk kishin lindur ende ose ishin fëmijë, ndaj nuk mund të mbajnë përgjegjësi për mungesën e mbështetjes që Ahmeti thotë se ka përjetuar atëherë.
Ky qëndrim ka sjellë një valë zhgënjimi në rrjet, ku shumë nga ata që e mbështetën gjatë reality show-t po e kritikojnë për zgjedhjen e saj për të mos u përfshirë në protestë.
Lexo disa nga komentet



