Trajtimi të cilit nuk po i thonë jo as artistët, as futbollistët. Peptidet, revolucioni i ri i jetëgjatësisë

Në një kohë kur bukuria nuk lidhet më vetëm me pamjen, por edhe me energjinë, performancën dhe mënyrën si plaket trupi, bota e wellness-it po përjeton një revolucion të ri: atë të trajtimeve të longevity.
Një nga fjalët më të përfolura sot në këtë fushë janë peptidet. Po çfarë janë peptidet? Janë molekula të vogla që veprojnë si sinjale biologjike në organizëm dhe përdoren në protokolle të personalizuara për të mbështetur rigjenerimin qelizor, rikuperimin dhe proceset e plakjes së shëndetshme.
Nga Hollywood-i te bota e sportit, gjithnjë e më shumë personazhe publike po kërkojnë jo vetëm të duken më të rinj, por edhe të ndihen të tillë.
Figura të njohura si Jennifer Aniston (57 vjeç), Gwyneth Paltrow (53 vjeç), Kim Kardashian (46 vjeç), Cristiano Ronaldo (41 vjeç) kanë përqafuar këto trajtime.
Vitet e fundit, koncepti “age gracefully” është zëvendësuar nga një qasje më moderne: të kujdesesh për trupin përpara se shenjat e plakjes të bëhen të dukshme. Këtë e bëjnë të mundur peptidet si inovatore në protokollet e longevity. Ku? Tek Bamboo Longevity Clinic.
Tre prej peptideve më të përdorura në protokollet moderne të longevity (dhe tek Bamboo, sigurisht), janë:
GHK-Cu – peptidi i rigjenerimit
I njohur si “peptidi i bakrit”, GHK-Cu lidhet me kujdesin ndaj lëkurës, stimulimin e kolagjenit dhe proceset e riparimit qelizor. Për këtë arsye është kthyer në një nga komponentët më interesantë në protokollet që synojnë një pamje më të freskët dhe një lëkurë më të shëndetshme.
Ipamorelin – për rikuperim dhe vitalitet
Ky peptid lidhet me stimulimin e hormonit të rritjes dhe përdoret në disa qasje të mjekësisë së mirëqenies për të mbështetur gjumin cilësor, rikuperimin fizik dhe mirëmbajtjen e kompozimit trupor.
Epitalon – peptidi i jetëgjatësisë
Një nga peptidet më të diskutuara në fushën e anti-aging, i cili është studiuar për lidhjen e tij me proceset qelizore, ritmin e gjumit dhe vitalitetin.
Në Bamboo Longevity Clinic, protokollet krijohen në mënyrë të personalizuar, bazuar në objektivat dhe nevojat e secilit, duke sjellë një qasje moderne ndaj mirëqenies dhe jetëgjatësisë.
Sepse qëllimi nuk është të ndalosh kohën, por të jetosh më mirë me të!