
Peshorja
Këtë javë do të duhet të jeni gati të investoni më shumë energji dhe kohë në punë, duke u përballur me detyra dhe përgjegjësi më të mëdha. Do të kërkohet vëmendje e veçantë në përmbushjen e angazhimeve profesionale ose të biznesit. Mos i lini pas dore kolegët apo klientët që kanë nevojë për ndihmën dhe vëmendjen tuaj, pasi një sjellje e mirë ndaj tyre mund t’ju sjellë përfitime në të ardhmen.
Java sjell përvoja interesante dhe të rëndësishme për rrugëtimin tuaj të ardhshëm. Ndiqni me kujdes një propozim që mund t’ju vijë gjatë këtyre ditëve, pasi mund të ketë më shumë vlerë nga sa duket në fillim.
Në fund të javës mund t’ju rikthehet një shqetësim që lidhet me një detyrë apo projekt të përfunduar me sukses në punë. Mund të ketë një njohje të re ose një ngjarje e rëndësishme që lidhet me një grua.
Në aspektin financiar, mund të prisni të ardhura: pagë, bursë, të ardhura nga qiraja ose një burim tjetër. Financat pritet të ecin mirë, por tregohuni të kujdesshëm me blerjet emocionale dhe shpenzimet e nxituara.
Disa vështirësi gjatë kësaj jave mund të lidhen me gabime apo neglizhenca të së kaluarës, të cilat tani është më e vështirë të korrigjohen.
Të rinjtë do të tregohen më të kujdesshëm dhe më të përgjegjshëm ndaj financave të tyre, duke kërkuar mënyra për të siguruar të ardhura më të mira, përmes një pune më të paguar ose një angazhimi shtesë. Mund të ketë edhe përfshirje në përgatitjen e një dokumenti apo kontrate që lidhet me interesat financiare. Java mund të mbahet mend për një njohje të re, një përvojë të veçantë ose një moment emocional me një mik apo koleg.
Burrat gjatë kësaj jave mund të jenë më emocionalë dhe të kenë nevojë për më shumë vëmendje, vlerësim dhe ndjesinë se pëlqehen dhe dëshirohen, jo vetëm në familje, por edhe në rrethin shoqëror. Për disa prej tyre mund të vijnë vendime të rëndësishme që lidhen me jetën sentimentale, familjen ose një blerje të kushtueshme.
Gratë duhet të bëjnë kujdes me mënyrën si reagojnë në konflikte ose përballje, qoftë në familje, në punë apo në ambientin ku jetojnë. Mund të ketë një situatë ku një këshillë ose ndihmë nga një person i afërt do t’ju ndihmojë të dilni pa pasoja dhe pa cenuar imazhin tuaj.
Kjo javë do t’ju vendosë përballë njerëzve me karaktere, mënyra të sjelluri dhe mendësi të ndryshme. Durimi, diplomacia, taktika dhe toleranca do të jenë çelësi për të kaluar çdo situatë me sukses.
Akrepi
Pothuajse në mes të muajit, shfaqja ose zhvillimi i disa ngjarjeve do t’ju kërkojë të përfshiheni më seriozisht në çështjet familjare.
Gjatë kësaj jave mund të ketë shqetësime që lidhen me shëndetin ose një problem tjetër të rëndësishëm të një të afërmi, pavarësisht nëse jetoni bashkë apo jeni larg njëri-tjetrit.
Planet tuaja familjare do të ecin më ngadalë, duke kërkuar durim dhe kapërcim të disa pengesave. Në asnjë rast nuk duhet të nënvlerësoni apo të lini pas dore përgjegjësitë që keni ndaj njerëzve tuaj të dashur.
Do të ishte mirë të rishikoni planet për të ardhmen e afërt. Tregohuni më realistë për atë që mund të arrini dhe për atë që mund të kërkojë më shumë kohë.
Në punë mund të përjetoni emocione negative për shkak të klientëve ose personave që do të takoni, si përfaqësues institucionesh, struktura administrative apo persona të tjerë me të cilët do të keni kontakte profesionale.
Nëse jeni duke kërkuar një punë të re, kjo periudhë mund të jetë më e vështirë për të gjetur diçka që përputhet plotësisht me pritshmëritë tuaja.
Nga ana tjetër, java është e favorshme për gjithçka që lidhet me udhëtimet. Nëse prisni një lajm apo dokument të rëndësishëm nga një vend tjetër, pritshmëritë tuaja pritet të realizohen. Mund të merrni edhe një ftesë për të udhëtuar ose për të vizituar një qytet apo vend tjetër.
Të rinjtë do të përfshihen në një aktivitet, takim apo mbledhje që lidhet me dikë nga rrethi i miqve, shokëve apo bashkëmoshatarëve. Megjithatë, gjatë kësaj jave mund të lindë një debat i pakëndshëm dhe duhet të tregoni kujdes që një konflikt verbal të mos përshkallëzohet. Mendoni mirë para se të reagoni dhe mos e provokoni durimin e të tjerëve, sidomos të prindërve apo familjarëve.
Burrat do ta kalojnë këtë javë me një humor më pozitiv dhe me më shumë besim te e ardhmja. Do të prisni të realizoni disa plane, të zgjidhni probleme ose të mbyllni çështje që në fakt mund të kërkojnë më pak përpjekje nga sa mendoni. Mund të prisni përmbushjen e një marrëveshjeje apo premtimi. Java sjell nevojën për ndryshime të vogla ose të mëdha në punë, familje apo plane personale. Ata që janë të përfshirë në çështje ligjore ose gjyqësore mund të shohin përparim apo rezultate pozitive.
Gratë do të kenë angazhime dhe përgjegjësi që lidhen me gra të tjera, më së shumti nga familja ose rrethi i të afërmve. Një ditëlindje, përvjetor, festë emri apo një ngjarje e rëndësishme në jetën e një personi të afërt mund të bëhet arsye për një takim familjar ose për të zgjedhur një dhuratë të përshtatshme.