Art dhe Kulturë

Ndahet nga jeta ikona e humorit fierak, Todi Llupi

Arti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare aktori dhe humoristi i njohur Todi Llupi, një prej figurave më të spikatura të Estradës Profesioniste të Fierit dhe një ikonë e humorit shqiptar.

Todi Llupi u bë pjesë e Estradës së Fierit në vitin 1971, duke dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e këtij institucioni. Përveç teatrit, ai numëron edhe disa role në kinematografi.