Kronikë e zezë

Apeli lë në fuqi vendimin me 16 vite burg, babai i Martin Canit: Pretendonim dënim më të madh

Gjykata e Apelit ka shpallur vendimin për Mario Përlleshajn, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit 14-vjeçar, Martin Cani.

Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila e kishte dënuar Përlleshajn me 16 vite burg për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë, në 18 nëntor të 2024-ës.

“Kjo që na ka ndodhur ne mos t’i ndodhë askujt. Dhimbja jonë është shumë e madhe. Ligjet janë ligje, por ne pretendonim një dënim më të madh. Dënimi është për 2 vepra penale. Një i ri mund të vrasë 50 persona sot me një bombë dhe dënohet 12 vite burg. Siç e dini dhe ju janë 2 rrethana cilësuese. Falë zotit që nuk ka pasur fëmijë të tjerë aty. Martinin e vrau me thikë në zemër. Dhimbja jonë është shumë e madhe”, tha ai.