Fytyra e David Beckham gjatë ndeshjes dje i thotë të gjitha
Thursday 16 July 2026, 09:38
TiranaPost

Ka mjaftuar një moment në tribunë që David Beckham të bëhet sërish viral në rrjetet sociale. Ish-futbollisti anglez u kap nga kamerat me një shprehje fytyre që shumë e interpretuan si përzierje tensioni, habie dhe zhgënjimi, ndërsa ndiqte me vëmendje zhvillimet e ndeshjes.
Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku mijëra përdorues nisën të krijonin meme dhe komente plot humor. Për shumë tifozë, fytyra e Beckham përfaqësonte në mënyrë perfekte emocionet që po përjetonin edhe ata gjatë takimit.
Anglia humbi dje përballë Argjentinës mundësinë për të qenë në finalen e Kupës së Botës.