Shtëpia që dua

Tre gjërat që e bëjnë një dhomë ndenjeje të duket e rëndomtë

Tre gjërat që e bëjnë një dhomë ndenjeje të
Një interior design ka zbuluar tre gjërat që nuk duhet t'i keni kurrë në shtëpinë tuaj nëse nuk doni të dukeni të rëndomtë e që keni shpenzuar fare pak. Ekspertja, nga Vybe Interior, tha se kabujt elektrikë të dukshëm, jastëkët me xixa dhe me citate frymëzuese si dhe ndriçimi jo i duhur e bëjnë shtëpinë tuaj të duket ‘e lirë' dhe duhen shmangur.

Gjëja e parë që ajo përmendi ishte rrëmuja nga kabujt e dukshëm nga pajisjet elekronike që janë në shtëpi. Ajo rekomandon fshehjen e tyre në kuti të veçanta: “Nëse është e mundur, mund t'i fusni kabujt në mur dhe nëse jo, mund të merrni një kuti të vogël në Amazon”, tha ajo.
Ajo gjithashtu nuk i pëlqen jastëkët me thënie frymëzuese, si: "jeto, qesh, dashuro".

Edhe "veprat e artit" të prodhuara në masë sipas saj janë një blerje e gabuar sepse të gjithë kanë të njëjtat gjëra në shtëpi.
“Kur jeni duke kërkuar për vepra arti, kërkoni diçka pak më origjinale, diçka që jo të gjithë do ta kenë”, tha ajo.

Ajo foli edhe për pajisjet e ndriçimit, duke shpjeguar se si ndriçimi i ekspozuar L.E.D mund ta bëjnë dhomën të duket e lirë.

Ekspertja mori aq shumë vëmendje në videon e saj, sa që ngarkoi një video të dytë me më shumë gjëra që i bëjnë shtëpitë e njerëzve të duken të lira.
Megjithatë, disa nga ndjekësit u zemëruan me listën e artikujve që nuk duhet të jenë në shtëpi duke pranuar se kanë të paktën një prej tyre.