Shtëpia që dua

Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë verë?

Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë
Mund të mendoni që është ende herët për të menduar për ndryshimet që duhen bërë në shtëpi me ardhjen e verës, por është mirë që disa plane ose ide t’i keni gati. Ditët ikin shpejt dhe pa e kuptuar do ta gjeni veten duke u stresuar për punët e shumta që duhen bërë.

Filloni me bimët. Mbushja e ambjentit me bimë i jep shtëpisë një ndjenjë të freskët, pozitive dhe të lumtur. Bimët e brendshme janë zgjedhja e shkëlqyer për ta arritur këtë. Vendosja e bimëve në ballkon do të funksionojë po aq mirë.

Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë

Një mënyrë tjetër e shkëlqyer për t'i dhënë shtëpisë tuaj një ndjenjë të freskët është përdorimi i qirinjve aromatikë. Livando, limoni dhe vanilja janë aromat më të këshillueshme për verën. Ju mund të zgjidhni edhe ndonjë tjetër sipas dëshirës.

Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë

Jastëkët dhe perdet me ngjyra të hapura janë një tjetër zgjedhje shumë e mirë. Ngjyrat si e verdha dhe e bardha funksionojnë në mënyrë perfekte. Përmbahuni nga përdorimi i ngjyrave të errëta pasi ato mund të krijojnë një ndjesi të mërzitshme.

Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë

Tjetra, dhe më e thjeshta, sigurohuni të keni mundësi që kur të vijë vera të ajrosni vendin. Hapja e dyerve dhe dritareve herët në mëngjes dhe në mbrëmje do ta mbushë shtëpinë tuaj me dritë natyrale dhe ajër të freskët.

Nëse ju pëlqejnë pasqyrat, vendosja e tyre në shtëpi është mënyra e përkryer për të reflektuar dritën në shtëpinë dhe për ta bërë atë të duket e freskët dhe e madhe. Ato janë në madhësi dhe forma të ndryshme kështu që do të keni shumë mundësi zgjedhjeje.

Si t’i jepni shtëpisë tuaj ndjesi freskie këtë