Shtëpia që dua

Gjërat që ju duhen në shtëpi për të bërë diferencën këtë dimër

Gjërat që ju duhen në shtëpi për të bërë

Rikthimi në një shtëpi komode me një filxhan kafeje me avull pas një dite të gjatë në punë është ajo që shumica prej nesh dëshirojnë në fund të ditës, sidomos në dimër. Megjithatë, nëse shtëpia juaj nuk ju jep ndjesinë e duhur, pavarësisht se sa shumë përpiqeni të relaksoheni, në disa raste do të përfundoni të ndiheni të lodhur dhe të rraskapitur.

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme që gjatë projektimit ose dekorimit të shtëpisë tuaj, duhet të keni parasysh që t'i jepni asaj një ndjenjë komoditeti.

Këtu janë 3 mënyra që do t'ju ndihmojnë t'i jepni shtëpisë tuaj një ndjesinë që kërkoni.

Batanijet me lesh

Gjërat që ju duhen në shtëpi për të bërë

Një batanije komode me gëzof dhe tepër e butë në divanin është gjithçka që ju nevojitet për t'i dhënë shtëpisë tuaj një ndjenjë ngrohtësie dhe komoditeti. Nëse jetoni në vende të ftohta, do të ndiheni si parajsë.

Qirinjtë aromatikë

Gjërat që ju duhen në shtëpi për të bërë

Nga livando te vanilja, zgjidhni shijen tuaj perfekte dhe ndezni një qiri aromatik në shtëpinë tuaj. Kjo i jep shtëpisë tuaj një ndjenjë të ngrohtë dhe të freskët në të njëjtën kohë. Do të ndiheni të relaksuar e të qetë. Nëse nuk dëshironi një qiri aromatik mund të ndizni qirinj të thjeshtë.

Qilimat

Qilimat me gëzof ose jo janë mënyra më e mirë për t'i dhënë shtëpisë tuaj një ndjenjë komode. Pra, mbushni dhomën tuaj të ndenjes me qilima dhe shikoni ndryshimin.