Aktualitet

Rama sqaron pse nuk reagoi ndaj deklaratës së ministres serbe për Kosovën

Jo çdo provokim apo deklaratë absurde që vjen nga Serbia meriton një reagim në nivel kryeministri. Ky ishte, në thelb, mesazhi i Edi Ramës kur u pyet pse nuk reagoi personalisht ndaj deklaratës së një ministreje serbe për Kosovën.

I njohur për reagimet e shpeshta në rrjetet sociale mbi zhvillime politike, këtë herë Rama zgjodhi një qasje ndryshe. Ai u distancua nga polemika, duke lënë që qëndrimi zyrtar i Shqipërisë të artikulohej nga ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha.

Zgjedhja për të mos e ngritur çështjen në nivelin e kryeministrit u interpretua si një përpjekje për të mos i dhënë peshë politike një deklarate që, sipas Ramës, nuk e meritonte një përgjigje të drejtpërdrejtë nga kreu i qeverisë.