
Ish-ministrja dhe deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka publikuar dokumentin që ka dorëzuar në Asamblenë e Përgjithshme të PS-së në kuadër të mocionit për hapjen e dialogut kombëtar mbi "Marrëveshjen e Re për Shqipërinë".
Në dokumentin e saj, Spiropali kërkon më shumë demokraci të brendshme në parti, një ndarje të qartë mes shtetit dhe politikës, si edhe një administratë publike që t'u shërbejë qytetarëve dhe jo individëve që mbajnë pushtetin.
Ajo thekson se energjia qytetare nuk duhet parë si kërcënim, por si një mundësi për reflektim dhe vetëkorrigjim. Sipas Spiropalit, protestat nuk duhet të shtypen apo të injorohen, por të shërbejnë si një moment reflektimi për mazhorancën.
Mesazhi i saj vjen në një moment kur në Partinë Socialiste po zhvillohen diskutime mbi reformat e brendshme dhe mënyrën e funksionimit të administratës publike.
Pikat kryesore të mocionit







