Politikë

Meta për Bashën dhe Kryemadhin: Ja çfarë nuk u fal atyre të dyve

Meta për Bashën dhe Kryemadhin: Ja çfarë nuk u fal atyre

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Frontline” ka thënë se në planin politik Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit nuk mund t’u falë vendimin për të lënë parlamentin dhe për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale. Presidenti ka thënë se në politikë çdo centimetër i lënë nga opozita shfrytëzohet për kapjen e shtetit.

“Ata të dy që kanë firmosur kanë bërë një gabim shumë të rëndë dhe që nuk ua fal... që kanë lënë parlamentin dhe kanë lënë zgjedhjet lokale... u bëj thirrje të ruajnë votën bashkë me të gjitha partitë opozitare dhe në qeveri për të siguruar votën...

Nuk ja fal lënien e mandateve, sepse në demokraci nuk ka pasë... çdo centimetër i lënë nga opozita shkon në favor të kapjes së shtetit dhe institucioneve.”- ka thënë Meta për gazetaren Marsela Karapanço.

Tiranapost.al