Politikë

A do të dorëzojë Berisha mandatin e deputetit?

A do të dorëzojë Berisha mandatin e deputetit?

Ish kryeministri Sali Berisha la të nënkuptojë se nuk do japë dorëheqjen nga mandati i deputetit. Berisha tha se nuk ka prova nga DASH se ka kryer afera korruptive. Ja përgjigja e tij pasi u pyet në konferencë

"Në qoftë se Sekretari i Shtetit do të paraqiste prova unë do ta konsideroja. Por jo me këto prova të montuara në Tiranë te zyra e Edi Ramës. Kërkova që të paraqitej një fakt i vetëm sepse do mjaftonte një fakt dhe do të merrja vendime krejt të tjera. Kishin 0 fakte. Nuk humbas, do të jap të gjitha do të bëj çdo përpjekje që të paraqiten në gjykatë provat ndaj meje".