Berisha padit sekretarin amerikan të shtetit Blinken. Më tha avokati im francez që s'ka imunitet
Sali Berisha është shfaqur i dërrmuar nga shpallja non grata familjarisht. Ai foli për nderin dhe dinjitetin e tij të humbur dhe tha se do të jetë në betejë ligjore duke hedhur në gjyqin Antony Blinken. Berisha ka kontraktuar një avokat në Francë dhe u pyet nga gazetarët edhe për shumën që duhet të paguajë për mbrojtjen, por Berisha nuk ka dhënë ende përgjigje për këtë.
Berisha nuk mund të shkojë në gjykatat amerikane, dhe ai ka thënë se ka zgjedhur edhe për këtë motiv një gjykatë në Francë.
Sali Berisha:
Sekretari i DASH Antony Blinken ka publikuar dje pa asnjë paralajmërim dhe në mënyrën më shpifëse gënjeshtra në emrin tim, dua të theksoj se qëkur kam filkuar jetën time politike po ju garantoj se po të shkoni më tutje që kur kam prekur rrogën e parë në borderotë e shtetit, dhe gjer dje, nuk ka njeri në Shqipëri apo në botë që mund të thotë se unë jam apo kam qenë i implikuar në një aferë të çfarëdoshme korruptive. Prandaj dhe unë kam udhëzuar avokatn tim në një vend neutral dhe të respektuar si Franca që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi drekte për gjykatën koleksinale të parë për shpifje publike.
Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, çka do të thotë se sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur kryen akte normale të ushtrmit të funksiont si përfaqësues i qeverisë. Duke filluar nga momenti që Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik të destinuar për të më dëmtuar mua, nuk hyn më në funksionin e një ministri, asnjë qeveri cilado qoftë smund të ketë funkson shpifjen dhe pëbaljtje.
Çështja e dinjitetit është çështja më thelbësore e njeriut, nëse i prek tjetrit nderin dhe dinjtetin ti e zhvlerëson atë familjen e miqtë e tij. Kam qenë president, kryeministër, pra kam qenë përgjegjës për dinjtetin e populit dhe jam përpjekur të bëj gjithçka për të ruajtur dinjitetin.
Po të më takonit 30 vjet me parë do me gjenit një kardiolog pasionant. Kam jetuar në nje banesë që është 30 metra më e vogël se kjo që kam.
Kam qenë njeri me dinjitet, kam punuar me dinjitet. Doja të punoj me nder për këtë vend.
*Tiranapost.al.