Lajme nga Bota

Putin thirrje Perëndimit: Nuk kemi qëllime të këqija. Le të normalizojnë marrëdhëniet!

Putin thirrje Perëndimit: Nuk kemi qëllime të këqija. Le

Presidenti rus Vladimir Putin i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të normalizojnë marrëdhëniet me vendin e tij, teksa pretendon se Moska mund të përfitojë nga sanksionet.

“Ne nuk kemi qëllime të këqija, nuk ka nevojë të përshkallëzojmë situatën, të vendosim kufizime, ne i përmbushim të gjitha detyrimet”, tha Putin gjatë një ceremonie të ngritjes së flamurit në një traget të ri rus, një sipërmarrje e përbashkët midis Rusisë dhe Turqisë.

“Nëse dikush nuk dëshiron të bashkëpunojë me ne, duke e bërë këtë dëmton veten”, shtoi Putin.

Putin sqaroi se Rusia do mund të përshtatej me situatën ekonomike.

“Do të na duhet vetëm t'i zhvendosim disa projekte, për të marrë kompetenca shtesë. Por ne ende do t'i zgjidhim problemet me të cilat përballemi”, tha ai.

“Në fund do të përfitojmë edhe nga kjo sepse do të fitojmë kompetenca shtesë”.

Vendet në mbarë botën kanë vendosur sanksione kundër Rusisë në një përpjekje për të stepur Putinin, ndërsa pushtimi i Ukrainës përparon.