Zelensky sqaron: Nuk është se DUA të flas me Putin, DUHET të flas me të
E Premte 4 Mars 2022, 07:49
TiranaPost
“Unë jam komshiu yt, hajde ulemi dhe bisedojmë, por jo nga 30 metra. Mos ki frikë se unë nuk kafshoj. Hajde ulemi, flasim si burrat!”, kështu iu drejtuar nga Kievi presidenti ukrainas, Putinit të Rusisë.
Më pas ka sqaruar se ky takim nuk është një dëshirë e tij, por një domosdoshmëri. Madje sipas Zelensky-t, është e vetmja mënyrë që kjo luftë të marrë fund.
“Nuk është se unë DUA të flas me Putin. Mendoj që DUHET të flas me Putin. Pra DUHET TË FLAS. Sepse mendoj që nuk ka asnjë mënyrë tjetër që kjo luftë të marrë fund. Ndaj duhet të flas”, thotë presidenti Zelenksy.
Ende nuk ka një përgjigje nga Putin, pas ftesës së tij të hapur.