SHBA prezanton projekt-ligjin për të financuar Ukrainën me të ardhurat nga asetet e sekuestruara ruse
Vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të rënda ndaj disa miliarderëve rusë duke ngrirë ose konfiskuar asetet e tyre. Në SHBA ligjvënësit po kërkojnë që të shtohen edhe më shumë sanksionet që synojnë aleatët e liderit rus Vladimir Putin.
Si pjesë e kësaj përpjekjeje, një grup dypartiak ligjvënësish amerikanë prezantoi një projekt-ligj unik që do t’i jepte administratës Biden të drejtën të përdorë të ardhurat nga asetet e oligarkëve të sanskionuar rusë për të ndihmuar Ukrainën.
"Në mënyrë tipike, asetet e sanksionuara ngrihen, nuk konfiskohen përgjithmonë, një mbrojtje e përshtatshme në rrethana më normale. Por në këtë rast të jashtëzakonshëm, ne mendojmë se do të ishte e përshtatshme dhe e drejtë të përdorej pasuria që deri më tani ka mbështetur Putinin për të ndihmuar vendin që ai po shkatërron " tha Tom Malinoëski, bashkë-sponsorizues i legjislacionit.
Malinoëski shtoi se duke vepruar në këtë mënyrë oligarkët rusë do të kishin një shtysë të madhe për të kërkuar fuqishëm mbarimin e luftës.