Lajme nga Bota

Mesazhi i Zelenskyt për Putin

Mesazhi i Zelenskyt për Putin

Presidenti ukrainas, Volodymy Zelensky, është shprehur se bisedimet e drejtpërdrejta me Vladimir Putin janë e vetmja mënyrë për të ndaluar këtë luftë, raporton BBC.

"Ne nuk po sulmojmë Rusinë dhe nuk planifikojmë ta sulmojmë atë. Çfarë dëshironi nga ne? Lëreni tokën tonë.

Ulu me mua, por mos më ul në distancë 30 metra siç u ule me Macronin apo Scholz.

Unë jam komshiu yt, hajde ulemi dhe bisedojmë, por jo nga 30 metra. Mos ki frikë se unë nuk kafshoj.
Hajde ulemi, flasim si burrat!” tha ai gjatë një konference me gazetarët.

Zelensky iu referuar bisedimeve në tryezën e gjatë muajin e kaluar.