Lajme nga Bota

Vrasja e katërfishtë e familjes shqiptare në Greqi, flet i dyshuari: Kam qenë në punë. Dyshimet mbi një tjetër pistë

Vrasja e katërfishtë e familjes shqiptare në Greqi, flet i

Një familje shqiptare, burri, gruaja dhe dy djemtë e vegjël, 1 dhe 2 vjeç u gjetën të vrarë ditën e djeshme në Andravida, Greqi.

Burri dhe gruaja ishin vrarë me thikë, kurse fëmijët e vegjël ishin mbytur.

Të katërt u gjetën pa shenje jete nga djali 11 vjeç i viktimës, Marias, nga martesa e saj e parë.

Dyshimet u hodhën mbi ish-bashkëshortin e saj. Ditën e sotme ai është paraqitur vetë në Polici ku ka deklaruar se mbrëmjen e djeshme ka qenë në punë dhe se ka dëshmitarë që e dëshmojnë këtë.

Një pistë tjetër që po hetohet nga Policia është ajo e djalit të pronares së shtëpisë ku familja jetonte me qira. Banorët pranë dëshmojnë për një grindje dhe mosmarrëveshje për punë parash mes çiftit shqiptar dhe djalit të pronares.