Pas Ukrainës, edhe Gjeorgjia aplikon për anëtarësim në BE

Kryeministri i Gjeorgjisë, Irakli Garibashvili ka nënshkruar kërkesën për t'u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Pas Ukrainës, edhe Gjeorgjia pret marrjen e statusit të kandidatit nga Brukseli.
“Bërja e një aplikimi për anëtarësim në BE është një tjetër fazë e rëndësishme në rrugën e integrimit evropian të Gjeorgjisë”, tha kryeministri gjeorgjian në një konferencë të posaçme pak përpara nënshkrimit.
Kryeministri Garibashvili pohoi se kjo fazë “hap një faqe të re të historisë dhe vazhdon përpjekjet e paraardhësve tanë për t'u bashkuar me familjen e përbashkët evropiane”.
“Gjeorgjia është një shtet evropian”, vazhdoi më tej ai, duke shtuar: “Vendi ynë, gjatë historisë së tij të gjatë, i përkiste gjithmonë hapësirës së kulturës dhe qytetërimit europian dhe sot jep një kontribut të çmuar në mbrojtjen dhe zhvillimin e tij”.