Zëvendëskryeministrja e Ukrainës: Edhe NATO ka gjak në duar
E Enjte 3 Mars 2022, 12:51
TiranaPost

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Olha Stefanishyna, në një intervistë për BBC Radio 4 ka deklaruar se gjaku i fëmijëve dhe civilëve të vrarë është edhe në duart e NATOS, jo vetëm të rusëve.
"Gjaku i atyre civilëve - duke përfshirë nënën dhe babanë e dy fëmijëve që lindën dje dhe që sot humbën prindërit e tyre nga bombardimet- nuk është vetëm në duart e rusëve."
Stefanishyna kërkoi falje që nuk ishte diplomatike në zgjedhjen e gjuhës, por tha se po fliste ndërsa ishte ulur në një strehë për t’u mbrojur nga bombat.
Anëtarët e NATO-s kanë refuzuar të krijojnë një zonë ndalim-fluturimi pasi janë të shqetësuar se kjo do të përshkallëzonte konfliktin duke i vënë forcat perëndimore në luftime të drejtpërdrejta me fuqinë ajrore ruse.