Lajme nga Bota

Lavrov krahason SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin, ndërkohë që pushtimi rus në Ukrainë vazhdon

Lavrov krahason SHBA-në me Hitlerin dhe Napoleonin, ndërkohë

Sergei Lavrov ka përsëritur pretendimin se qeveria ukrainase është një regjim neo-nazist dhe thotë se bandat po plaçkitin disa qytete, përfshirë Mariupolin. Nuk ka ende asnjë provë për të mbështetur këto pretendime, raporton BBC.

Lavrov thotë gjithashtu se ukrainasit tani po përpiqen të përdorin civilët si mburoja njerëzore teksa shton se NATO po përpiqet të forcojë sigurinë e Perëndimit me koston e Rusisë.

Ai e krahason SHBA-në me Napoleonin dhe Hitlerin, duke thënë se "në ditët e kaluara, Napoleoni dhe Hitleri kishin një qëllim për të nënshtruar Evropën - tani amerikanët e bëjnë këtë".

“SHBA-të po tentojnë të imponojnë pikëpmjen e tyre për të ardhmen e Evropës. Napoleoni dhe Hitleri synonin të kishin nën kontroll të gjithë Europën, tani amerikanët kanë vënë nën kontroll Europën”, tha Lavrov.

Tiranapost.al