Lajme nga Bota

Atletët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga Lojërat Paraolimpike Dimërore

Atletët rusë dhe bjellorusë përjashtohen nga Lojërat

Atletët rusë dhe bjellorusë janë përjashtuar nga Lojërat Paraolimpike Dimërore për rolet e vendeve të tyre në luftën në Ukrainë, ka njoftuar Komiteti Ndërkombëtar Paraolimpik (IPC).

Lajmi vjen më pak se 24 orë pasi IPC tha se do t'i lejonte atletët rusë dhe bjellorusë të garonin kur Lojërat të hapen të Premten, por vetëm si atletë neutralë me ngjyrat, flamujt dhe simbolet e tjera kombëtare të hequra.

IPC mori kritika të menjëhershme për vendimin e saj fillestar, raportoi Associated Press. Shumë shpejt u bë e qartë se shumë atletë do të refuzonin të konkurronin kundër rusëve ose bjellorusëve.

"Në 12 orët e fundit, një numër dërrmues anëtarësh kanë qenë në kontakt me ne," thuhet në një deklaratë. “Ata na kanë thënë se nëse nuk e rishqyrtojmë vendimin tonë, do të ketë pasoja të rënda.”