Hungaria nuk do të vendosë veton ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë
Hungaria nuk do të vendosë veto ndaj sanksioneve të Bashkimit Evropian kundër Rusisë, ka thënë kryeministri Viktor Orban.
Në një intervistë me faqen e lajmeve mandiner.hu, Orban tha:
Për sa i përket sanksioneve, ne nuk do të vëmë veton, nuk do ta pengojmë BE-në të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Uniteti i BE-së tani është parësor.”
Orban shtoi se lidhjet e Hungarisë me Rusinë kanë qenë të balancuara dhe të drejta deri në të kaluarën shumë të afërt, por lufta ka krijuar një situatë të re.
Ai shtoi megjithatë se nuk kishte asnjë arsye për të ndërprerë lidhjet energjetike me Moskën.
Nëse do të hiqnim bashkëpunimin energjetik me rusët, kostot e përgjithshme të të gjitha familjeve hungareze do të trefishoheshin brenda një muaji. Prandaj nuk e mbështes këtë lëvizje, le të mos paguajnë familjet hungareze çmimin e luftës.”