Lajme nga Bota

Kryebashkiaku i Khersonit pranon pushtimin e qytetit nga rusët

Kryebashkiaku i Khersonit pranon pushtimin e qytetit nga rusët
Kryebashkiaku i Khersonit duket se ka pranuar se qyteti jugor ukrainas ka rënë në duart e forcave ruse.

Në një mesazh të postuar në Facebook, Igor Kolykhaev shkroi se "kishte vizitorë të armatosur në këshillin e qytetit sot" dhe se ai u kishte thënë trupave "ne nuk kemi Forca të Armatosura të Ukrainës në qytet, vetëm civilë dhe njerëz që duan të jetojnë këtu!"

Kolykhaev shkroi se forcat e Moskës kanë vendosur një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00 me kohën lokale, dhe tha se makinat me ushqime, ilaçe dhe disa furnizime të tjera do të lejohen të hyjnë në qytet.

Ai shtoi se makinat brenda qytetit duhet të lëvizin me shpejtësi minimale dhe këmbësorëve u ndalohet të lëvizin në grupe prej më shumë se dy personash.

"Deri tani kjo është gjendja. Flamuri ukrainas është mbi ne. Dhe për të mbajtur ashtu, këto kërkesa duhet të plotësohen." tha Kolykhaev.

BBC nuk ka mundur ta verifikojë në mënyrë të pavarur këtë deklaratë.