Lajme nga Bota

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Rusia bën të ditur që deri tani ka humbur rreth 500 ushtarë

Për herë të parë që nga fillimi i luftës, Rusia

Sipas ministrisë ruse të Mbrojtjes, 498 ushtarë rusë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit, raporton agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA.

Ministria tha se 1,597 rusë janë plagosur deri më tani. Kjo është hera e parë që Moska publikon shifra për viktimat e pësuara gjatë pushtimit.

Ministria ruse e mbrojtjes tha gjithashtu se më shumë se 2,870 ushtarë dhe "nacionalistë" ukrainas ishin vrarë dhe rreth 3,700 u plagosën.

Gjithsesi këto shifra të bëra të ditura nga ministria ruse nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.