Asambleja e OKB-së voton rezolutën që dënon pushtimin rus të Ukrainës me 141 vota pro e 5 kundër
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar një rezolutë që dënon pushtimin e Rusisë dhe i bën thirrje që të tërheqë menjëherë të gjitha forcat e saj nga Ukraina.
Rezoluta u mbështet nga 141 nga 193 anëtarët e trupit në një sesion të rrallë urgjent të Asamblesë së Përgjithshme të thirrur nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Kjo ishte mbledhja e parë urgjente e asamblesë që nga viti 1997.
Për lajmin ka reaguar edhe ministrja e Jashtme e Shqipërisë, Olta Xhaçka e cila në një postim në Twitter thotë se u votua me 141 vota për paqe në Ukrainë e ato 5 kundër ishin nga Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia.
141 votes for peace in #Ukraine! Only 5 votes against: Russia, North Korea, Eritrea, Syria, Belarus. The world 🌍 has spoken against #Russian aggression.
— Olta Xhaçka🇦🇱 (@xhacka_olta) March 2, 2022
Russia's dictator must hear humanity!#StandwithUkraine🇺🇦🇺🇳 pic.twitter.com/FafM6CcmLD
“141 vota për paqen në Ukrainë!
Vetëm 5 vota kundër: Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia. Bota ka folur kundër agresionit rus! Diktatori i Rusisë duhet të dëgjojë njerëzimin! #StandëithUkraine”