Lajme nga Bota

Boris Johnson: Veprimet e Rusisë në Ukrainë kualifikohen si krime lufte

Boris Johnson: Veprimet e Rusisë në Ukrainë kualifikohen si krime

Kryeministri britanik Boris Johnson tha ditën e sotme se veprimet e presidentit rus Vladimir Putin në Ukrainë kualifikohen si krim lufte.

"Ajo që ne kemi parë tashmë nga regjimi i Vladimir Putin me përdorimin e municioneve që kanë hedhur mbi civilët e pafajshëm ... sipas mendimit tim, ato tashmë kualifikohen plotësisht si krime lufte," tha ai në parlamentin e MB.

Johnson tha gjithashtu se Putini kishte "llogaritur keq" përgjigjen ukrainase.

“Në sulmin e tij të neveritshëm ndaj një kombi sovran, ai ka nënvlerësuar forcën e jashtëzakonshme të popullit ukrainas dhe unitetin dhe vendosmërinë e botës së lirë për t'iu kundërvënë barbarisë së tij,” tha Johnson.

“Nëse Putini zgjerohet, ne do të rrisim akoma më shumë presionin ekonomik dhe do mbështesim Ukrainën me financa, armë dhe ndihmë humanitare”, shtoi Johnson, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar “do të vazhdojë të shtrëngojë lakun rreth regjimit të Putinit. Putini duhet të dështojë në sipërmarrjen e tij. Unë nuk kam asnjë dyshim se ai do të dështojë dhe se ne do të kemi sukses në mbrojtjen e Ukrainës.”