Kremlini: Jemi gati të zhvillojmë një raund të dytë bisedimesh
Kremlini ka deklaruar se zyrtarët rusë janë gati të zhvillojnë një raund të dytë bisedimesh me Ukrainën sot, por se nuk ishte e qartë nëse zyrtarët ukrainas do të paraqiteshin.
Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se kishte informacione kontradiktore në lidhje me bisedimet.
"Sot pasdite, në orët e vona të pasdites, delegacioni ynë do të jetë në vend duke pritur për negociatorët ukrainas," tha Peskov në një konferencë me gazetarët. Delegacioni ynë do të jetë i gatshëm të vazhdojë bisedën sonte”.
Peskov nuk pranoi të jepte vendndodhjen e bisedimeve të mundshme. Të hënën, bisedimet u zhvilluan në Bjellorusi, jo shumë larg kufirit ukrainas. Të dyja palët diskutuan për një armëpushim të mundshëm, sipas një këshilltari presidencial ukrainas, por nuk dhanë ndonjë rezultat konkret.
Peskov tha gjithashtu se Moska do të formulojë një përgjigje të ashpër, të menduar dhe të qartë kundër masave të vendosura nga vendeve perëndimore për të minuar ekonominë ruse.
Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha të martën se Rusia duhet të ndalojë bombardimet e qyteteve ukrainase përpara se të zhvillohen bisedimet.